Shkupi fiton vetëm një pikë në Kratovë në terrenin me uji 

Futboll

Shkupi fiton vetëm një pikë në Kratovë në terrenin me uji 

Nga: K.G. Më: 21 prill 2024 Në ora: 18:13
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkupit me gjithë angazhimin deri në fund, nuk mori më shumë se një pikë nga stadiumi në Kratovë. 

Sileksi ka luajtur baras (0:0) me Shkupin, në takimin e javës së 28-të.

Terreni ka qenë shumë i vështirë për lojë në Kratovë, pothuajse i mbuluar me uji.

Sulmuesit e Shkupit nuk e patën ditën, ndërsa vendasit megjithatë dalin të kënaqur me rezultatin. 

Struga Trim Lum kryeson me 58 pikë, pasojnë Shkupi me 55, Shkëndija 52, Tikveshi 39, Sileksi 38 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat