Ten Hagu harron vuajtjet nga Coventry, plot shpresë kundër Cityt

Futboll

Ten Hagu harron vuajtjet nga Coventry, plot shpresë kundër Cityt

Më: 22 prill 2024 Në ora: 13:18
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, është optimist për finalen e FA Cup që  klubi i tij e zhvillon ndaj Manchester Cityt më 25 maj.

Edhe pse fitoi me zor ndaj Coventryt në gjysmëfinale, pasi shpërdoroi avantazhin prej 3:0 për të fituar përmes penaltive, holandezi duket se e ka lënë këtë moment të pakëndshëm prapa dhe mendtë i ka vetëm te finalja.

“Jam i sigurt që e kemi një shans të mirë ta fitojmë këtë finale, edhe pse luajmë kundër ekipit më të mirë në botë”, ka thënë ten Hagu.

“Ky sezon ka pasur shumë batica por edhe shumë zbatica. Të fituarit e FA Cupës nuk e bën të suksesshëm atë, por duam të fitojmë më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat