Thomas Tuchel larg Bayern Munich, bavarezët kanë dy profile në listë

Futboll

Thomas Tuchel larg Bayern Munich, bavarezët kanë dy profile në listë

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, e ka çuar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Conference League dhe po bën një sezon fantastik, madje edhe në kampionatin anglez. Pas refuzimeve të Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann, Unai Emery mund të zbarkojë në stolin bavarez.

Në Bayern Munich duket se do të vazhdojë me planin e tyre për të gjetur një zëvendësues për Thomas Tuchel i cili do të largohet në fund të sezonit.

Trajneri gjerman ende nuk ka pasardhës dhe dy alternativat kryesore, Xabi Alonso dhe Julian Nagelsmann, kanë rënë.

Në skuadrën gjermne, vendimi pritet të merret në fund të sezonit, ose kundër Real Madrid nëse ata eliminohen nga spanjollët.

Sipas “Bild”, Roberto De Zerbi dhe Unai Emery janë dy opsionet e mundshme për të fituar stolin e Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat