Shqiptari ia mohon fitoren Fenerbahces

Futboll

Shqiptari ia mohon fitoren Fenerbahces

Më: 22 prill 2024 Në ora: 22:31
Rey Manaj

Sivasspori dhe Fenerbahce u përballën sot (e hënë) në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit turk (2:2).

Në këtë ndeshje ndonëse Fenerbahce hyri si favorit i madh në letër, në fund nuk doli ashtu pasi Sivasspori arriti që të shkëpusë një pikë nga ky takim.

Penalltinë të cilën e fitoi vet në minutën e 91-të, e shndërroi në gol Rey Manaj për të bërë që rezultati përfundimtar i takimit të jetë 2:2.

Mysafirët kaluan në avantazh fillimisht përmes Fred, pastaj Sivasspori barazoi shifrat me anë të Bengali-Fode Koita.

Fenerbahce mori edhe një herë tjetër avantazhin me anë të golit të Irfan Can Kahveci, por në çastet e fundit të takimit Manaj u bë ‘hero’ i Sivassporit, duke ia mundësuar që të fitojnë një pikë nga ky takim.

Manaj po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa ky ishte goli i tij i 17-të këtë sezon në Superligën e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat