“Më vjen të qaj”, Lautaro pas titullit: Tani stadiumi është i yni!

Futboll

“Më vjen të qaj”, Lautaro pas titullit: Tani stadiumi është i yni!

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:34
Lautaro

Inter fitoi derbin ndaj Milanit me rezultatin 2-1 dhe si rrjedhojë u zyrtarizua për herë të 20 kampione e Italisë.

Pas sfidës, kapiteni Lautaro Martinez shprehu të gjitha emocionet duke theksuar se tashmë stadiumi San Siro, i përket Interit.

“Tani më vjen të qaj, kemi punuar dhe vuajtur shumë, e kemi merituar këtë gëzim.

Ndeshjen ua dedikoj fëmijëve të mi, familjes sime dhe gjithë tifozëve. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por sigurisht që ka shumë lumturi sonte. U thashë djemve se ishim në një situatë që nuk kishte ndodhur më parë, duhej të përfitonim nga kjo mundësi sepse tani i gjithë stadiumi është i yni”, u shpreh Lautaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat