Inzaghi kalon Mourinhon

Futboll

Inzaghi kalon Mourinhon

Më: 23 prill 2024 Në ora: 07:32
Simone Inzaghi

Interi siguroi mbrëmë titullin e 20-të të kampionit në histori të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi 1:2 në derbin ndaj rivalit lokal, Milanit, për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit për sezonin 2023/24.

Për trajnerin italian është ky trofeu i gjashtë i fituar me “Nerazzurrët”, prej kur mori drejtimin e tyre në vitin 2021.

Kësisoj, Inzaghi ka parakaluar Jose Mourinhon me numrin e trofeve të fituar.

“Simone Inzaghi fitoi trofeun e tij të 6-të me Nerazzurrët, duke u bërë trajneri i tretë i Interit me më shumë trofe të fituar që nga themelimi i Serie A (1929-30), pas Helenio Herrera dhe Roberto Mancini (të dy nga 7)”, njoftoi faqja e specializuar “Opta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat