Ernest Muçi është padiskutim lojtari më i përfolur në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare në fundjavën që kaloi ishte një nga herojntë e fitorës së Besiktas.
Ish-lojtari i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën turke në sfidën që Besiktas luajti ndaj Ankaragucu në superligën turke.
Në minutën ne 18-të Muçi çau rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar në gol fantastik.
Ky ëhstë goli i 3 për 23-vjeçarin me fanelën e bardhezinjve në 10 ndeshje të luajtura.
Paraqitjet e lojtarit kryeqytetas kanë marrë vëmendjen, teksa është zgjedhur mes 11 më të mirëve të javës së 33-të të kampionatit turk. Gjithashtu nga “Sofascore” është vlerësuar me notën 8.4.