Ramadani shmang operacionin!

Futboll

Ramadani shmang operacionin!

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:00
Ylber Ramadani

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani do të mungojë në ndeshjen e së dielës me Leçen.

Arsyeja është një infeksion në qafë, që i ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Mesfushori iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara që e ndihmuan të shmangte operacionin.

Deri më sot ai e ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Goti.

Ramadani konsiderohet lojtar kyç në formacionin e Leçes, teksa gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 30 ndeshje të Serisë A, në të gjithë si titullar, si dhe ka shënuar një gol, atë të fitores 2-1 përballë Frozinones më 16 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat