Shkëndija me thirrje për tifozët

Futboll

Shkëndija me thirrje për tifozët

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:32
Tifozët

Shkëndija e Tetovës të dielën pësoi humbje të papërshtatshme 2:1 në transfertën me Tikveshin, duke u dhënë një goditje të rëndë ambicieve për titullin e kampionit.

Negativa me Strugën e vendit të parë ka shkuar në 6 pikë kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund.

Kuqezinjtë tetovarë duken të vetëdijshëm për ‘maloren’ që duhet të provojnë ta kalojnë, mirëpo derisa matematika u’a lejon ata insistojnë të besojnë në përmbysje.

Përmes kanaleve të tyre sot tetovarët u janë drejtuar tifozëve për të qëndruar të bashkuar në 5 xhirot e fundit. Shkëndija do të luajë dy ndeshje si vendas, para përballjeve direkte me Strugën në Tetovë dhe Shkupin në Çair

"Llogaritë se ku gabuam bëhen në fund. Tash na duhet unitet dhe përkrahje edhe nga publiku. Pavarësisht negativës, Shkëndija në pesë ndeshjet e mbetura ka gjasa reale për titullin dhe kuqezinjtë me mbështetjen e publikut janë të vendosur të provojnë gjitha mundësitë. 

Duke nisur nga fundjava e ardhshme, Shkëndija hyn në serinë e pesë dueleve të fundit kampionale ku do të vendosen verdiktet e këtij sezoni. Do të luajmë tre herë si vendas dhe dy ndeshje si mysafir në takimet që do vendosin fatet e skuadrave në kampanjën aktuale. Kuqezinjtë janë 6 pikë larg vendit të parë, kemi lëshuar goxha shumë pikë, por kanë lëshuar edhe rivalët dhe forma e luhatshme e të gjithëve na bën të vendosur të provojmë të marrim maksimumin në ndeshjet e mbetura, me besim për një fund të lumtur. 

Orari na jep të drejtë të jemi optimistë dhe fillimisht kemi dy ndeshje rresht në shtëpi.

Të dielën presim Gostivarin dhe pastaj sërish luajmë si vendas me AP Brera. Në tre xhirot e fundit pason gara e vërtetë kur ekipet e kreut ndeshen mes veti. Fillimisht i shkojmë në Çair Shkupit, para se në xhiron e parafundit të presim Strugën në Tetovë. Ndeshjen e fundit e luajmë jashtë me Rabotniçkin në xhiron kur mes veti ndeshen Struga e Shkupi.

Tani na duhet unitet dhe mbështetje.

Llogaritë se ku gabuam do të bëhen në fund. Ndërkohë urojmë dhe besojmë se bashkarisht mund të përmbysim gjërat.

Nga ne varret si do të kemi qasjen. Kemi kaluar sfida edhe më të rënda. I’a vlen ta provojmë së bashku këtë luftë, me besim se do të dalim fitimtarë", shkruan në komunikatën e Shkëndijes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat