Talenti shqiptar transferohet te Sampdoria

Futboll

Talenti shqiptar transferohet te Sampdoria

Më: 23 prill 2024 Në ora: 15:30
Ndriçim Sheko

Është vetëm 16 vjeç, por në fushë sillet si një lojtar i madh.

Bëhet fjalë për Ndriçim Shekon, i cili ka marrë lajmin e jetës. Burime të sigurta pranë lojtarit, bëjnë me dije për Newsport.al se klubi i Sampdorias ka bërë ofertë që vlonjati t’i bashkohet ekipit italian. Talenti i shfaqur në fushë, ka sjellë në Vlorë ftesën për të udhëtuar drejt Italisë.

Sheko luan si sulmues krahu dhe është pjesë e Labërisë së Vlorës U-19. Edhe pse vetëm 16-vjeç, trajnerët vendosën t’i besojnë duke e zhvendosur te 19-vjeçarët e kësaj skuadre. Talenti dhe përkushtimi kanë bërë që mundi i deritanishëm të shpërblehet.

Sezonin e shkuar, Sheko ishte pjesë e Akademisë së Flamurtarit, por këmbëngulja e vazhdueshme e Labërisë U-19 e çoi te ky ekip. Në faksimilen e siguruar nga Newsport.al shihet që Ndriçimi do të udhëtojë drejt Italisë, ndërsa në datën 30 prill do të kryhen vizitat mjekësore.

Më tej do të nisë nga puna në Akademinë e Sampdorias, për t’u stërvitur në bar sintetik.

Kujtojmë që Ndriçim Sheko është i biri i ish gjyqtarit dhe futbollistit, Kleando Sheko që aktualisht është trajner moshash te Flamurtari.

Padyshim që ky lajm është i bukur jo vetëm për familjen Sheko, por edhe futbollin shqiptar që vijon të prodhojë plot talentë në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat