Cardiff City kërkon 120 milionë euro dëmshpërblim nga Nantes

Futboll

Cardiff City kërkon 120 milionë euro dëmshpërblim nga Nantes

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:08
Sala

Cardiff City pretendon më shumë se 120 milionë euro nga Nantes si kompensim për vdekjen e Emiliano Salas në aksidentin e vitin 2019 (avioni i vogël me të cilin udhëtonte u rrëzua në ujërat e ngushticë së Le Manche.

“L’Equpe” raporton se klubi uellsian, që militon në kampionatin Sky Bet (Championship) pas rënies nga Premier League në vitin 2019, ka ngritur padi në Gjykatën Tregtare të Nantes duke kërkuar dëmshpërblim lidhur me rënien nga Premier League, e kushtëzuar nga vdekja Salas.

Skuadra e Uellsit e bazon kërkesën e saj për dëmshpërblim në analizën e Analytics FC, një kompani e dedikuar për inteligjencën artificiale që ka llogaritur se me golat e sulmuesit argjentinas do të kishin 54.2% mundësi për të shmangur rënien.

Eksperti ligjor dhe financiar Maurice Nussenbaum llogarit se humbja financiare e Cardiff City-t për shkak të rënies nga kategoria dhe dëmtimit të reputacionit është rreth 120 milionë euro.

Nga ana e saj, Nantes ka ngritur një kundërpadi, e cila sipas “L’Equipe” bazohet në “dëm moral”, dhe kërkon që Cardiff City të gjobitet.

Cardiff City kishte arritur një marrëveshje për më shumë se 6.8 milionë euro me Nantes për të blerë Emiliano Salan nga klubi francez, por avioni i Piper Malibu që po transportonte Salan në Uells u rrëzua në Kanalin Anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat