Capello: Yamal dhe Ronaldo nuk janë gjeni

Futboll

Capello: Yamal dhe Ronaldo nuk janë gjeni

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:26
Fabio Capello

Fabio Capello shprehet se Lamine Yamal dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të quhen gjeni të futbollit pavarësisht se në fushë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Capello, u shpreh se këtë status mund ta mbajë vetëm Lionel Messi pasi si një gjeni, ai bën gjëra që të tjerët as nuk i çojnë ndërmend.

“Unë pata fatin ta shoh Messin në moshën 16-vjeçare në një trofe Gamper që luajtëm me Juventusin kundër Barçës. Pas 20-25 minutash e pyeta Rijkardin nëse mund të më jepte në huazim, pasi ai nuk kishte ende pasaportë spanjolle dhe ata kishin 3 të huaj.

Jam i lumtur që kam parë Lamine Yamal në El Clasico në Bernabeu: ai është shumë interesant, ka shumë cilësi, por nuk është gjeni. Unë mendoj se do të jetë një lojtar që mund të bëhet i madh, por kur flasim për gjeni, flasim për Pelé, Maradona, Messi, ata që bëjnë gjëra që të tjerët as që i mendojnë.

Cristiano Ronaldo është një lojtar i madh që ka fituar shumë tituj dhe Topin e Artë, por siç thashë më parë ai nuk është aq i shkëlqyer sa Messi.”, u shpreh Capello.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat