Real Madrid ankohet për arbitrin kundër Barcelonës

Futboll

Real Madrid ankohet për arbitrin kundër Barcelonës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 17:21
Pamje nga ndeshja

Shumë ankesa kishin te Barcelona sa i përket vendimeve të arbitrit në ndeshjen e humbur kundër Real Madrid në shifrat 3-2.

Megjithatë edhe në krahun e madrilenëve kanë pakënaqësitë e tyre sa i përket kryesorit të takimit.

“Real Madrid TV” ka publikuar pamjet e golit të parë të Barcelonës, që u realizua nga Christensen.

“Ky gol duhej të ishte anuluar, lojtari i tyre u mbështet te Kroois për të shënuar golin, e pengoi gjermanin për t’u hedhur.

Është si goli që Bale shënoi në Camp Nou në 2016 dhe u anulua pasi u mbështet te Jordi Alba”, thuhet nga “Real Madrid TV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat