Fagu, i bindur: Përmbysim Kukësin

Futboll

Fagu, i bindur: Përmbysim Kukësin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:21
Erbim Fagu

Trajneri i Tiranës shprehet se bardheblutë kanë kualitetet për të siguruar finalen e Kupës së Shqipërisë.

Tirana do të luaj takim e kthimit në gjysmëfinale të kupës së shqipërisë kundër Kukësit me të cilët është mposhtur me rezultatin 2-0 në takimin e parë.

Trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu në konferencën për shtyp u shpreh se kundër verilindiorëve do të jetë e vështirë por skuadra e tij ka kualtietet për të arritur në finale.

Tiranës i duhet të bëj mrekullin në takimin e kthimit në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë për të shpresuar një biletë për në finale të këtij kompeticioni. Bardheblutë duhet të rikuperojnë disavantazin e dy golave kundër Kukësit në stadiumin “Arena Kombëtare” për të tentuar trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Tiranës, Erbim Fagu u shpreh se kualifikimi kundër Kukësit do të jetë i vështirë por skuadra e tij ka kualitet dhe besimin se do të shkojë në finale.

“Sigurisht që janë dy gola për tu përmbysur.

Por skuadra ka besim për të bërë përmbysjen në këtë sfidë, pasi është në lojë një trofe dhe jemi larg finales vetëm një ndeshje.

Do të jetë e vështirë, pasi Kukësi është komod me rezultatin, por ne kemi lojtarë me eksperiencë që kanë kaluar situate të tilla”.

Tekniku i kryeqytetasve Fagu shtoi se organika e skuadrës është e plotë dhe se fitimi  i Kupës është një nga objektivat e Tiranës këtë sezon”.

“Latifi është rikthyer javën e fundit, mund të ketë 3 ose 4 seanca stërvitore, do shikojmë deri në fund nëse do jetë i gatshëm. Objektivi  i Tiranës është si Kupa ashtu dhe kampionati”.

Tirana ia ka dal të fitojë 18 herë në historinë e saj Kupën e Shqipërisë ndërkohë Kukësi ka triumfuar 2 herë në sezonet 2015-2016 dhe 2018-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat