Liverpool ka një cak

Futboll

Liverpool ka një cak

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:37
Liverpool

Ruben Amorim, trajneri i Sportingut të Lisbonës ishte i preferuari i drejtuesve të Liverpool për të zëvendësuar Jurgen Klopp.

Mirëpo, luzitani para disa ditësh theksoi se cikli i tij me Sportingun nuk kishte përfunduar dhe në këtë formë, alternative e Amorim duket se është zbehur për “The Reds”.

Drejtuesit anglezë po lëvizin me shpejtësi për të gjetur një tjetër alternativë dhe së fundmi, flitet për Arne Slot të Feyenoord. 45-vjeçari, mbahet si një nga trajnerët më me perspektivë në Holandë duke i dhuruar Feyenoord vitin e kaluar titullin kampion ndërsa këtë sezon, Kupën e Holandës.

Arne Slot, ishte në fokusin e klubeve të Premier League verën e shkuar teksa Chelsea dhe Tottenham e shqyrtuan si mundësi firmën me të, por në fund nuk u arrit marrëveshje.

Megjithatë, këtë verë mund të jetë momenti i duhur që Arne Slot të marrë drejtimin e Liverpool dhe të provojë aftësitë e tij në një nga kampionatet më elitare të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat