Dyshime për të ardhmen e sulmuesit

Futboll

Dyshime për të ardhmen e sulmuesit

Më: 24 prill 2024 Në ora: 11:43
Bellingham

Te Real Madrid nuk mendojnë vetëm për fushën e lojës por edhe për të ardhmen.

I sigurtë duket transferimi i sulmuesit francez Kylian Mbappe, çka do të thotë se dikush mund të lërë këtë repart për t’i hapur vend.

Ai që mendohet se mund të largohet nga “Bernabeu” është sulmuesi Joselu, i ardhur një vit më parë.

Pavarësisht kësaj, trajneri Carlo Ancelotti ka informuar klubin se nuk do të dëshirojë të heqë dorë nga Joselu, një sulmues i huazuar nga Espanyol.

Trajneri italian është shumë i kënaqur me të, e konsideron një profil me karakteristika të ndryshme nga të tjerët dhe do të donte që ai të qëndronte.

Për të mbajtur sulmuesin 34-vjeçar, presidenti Florentino Perez do të duhet të paguajë 1.5 milionë euro. Këtë sezon, Joselu ka realizuar në total 14 gola në 42 ndeshje (8 në La Liga).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat