Jashari drejton ndeshje Prishtina - Llapi

Futboll

Jashari drejton ndeshje Prishtina - Llapi

Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:17
Pamje nga ndeshja Drita - Prishtina

Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Superligës së futbollit, të cilat do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Ndeshjen mes Prishtinës dhe Llapit do ta drejtojë gjyqtari kryesor Lirim Jashari, kurse atë mes Gjilanit e liderit Ballkani, Dardan Çaka.

Kurse, Dukagjini – Drita do të drejtohet nga Alban Shala, kryesor.

Këto tri ndeshje do të luhen të dielën.

Ndërkaq, të shtunën duelin mes Fushë Kosovës dhe Lirisë do ta gjykojë Genc Nuza si kryesor, e ballafaqimin mes Feronikelit ’74 me Malishevën do ta drejtojë Mervan Bejtullahu.

Të gjitha ndeshjet e fundjavës do të nisin në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat