Rooney kritikon Kloppin

Futboll

Rooney kritikon Kloppin

Më: 25 prill 2024 Në ora: 17:37
Jurgen Klopp

Shanset e Liverpool-i për të fituar Premier League janë pakësuar ndjeshëm, pas disfatës ndaj Everton-it.

Duke folur për Sky Sport, Wayne Rooney tha fjalën e tij për zgjedhjen e Jurgen Klopp për t’u larguar nga Reds dhe mbi të gjitha për kohën e njoftimit të tij:

“Lojtarët janë ndikuar dhe e panë këtë si një mënyrë për t’u larguar. Ndoshta ata tashmë po flasin me klube të tjera, ne e dimë se këto gjëra ndodhin”, tha Wazza.

“Ndoshta ai ishte zbuluar. Për mendimin tim ai duhet të kishte folur për këtë vetëm me klubin, por nëse dikush do ta kishte zbuluar do të kishte dalë dhe prandaj ai duhej ta lajmëronte. Nuk po them se fajin e ka Klopp.

“Unë jam vetëm duke reflektuar mbi kohën e njoftimit. Mendoj se kjo ka pasur një ndikim të fortë te disa lojtarë në skuadër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat