Marotta: Te Inter askush nuk është i paprekshëm!

Futboll

Marotta: Te Inter askush nuk është i paprekshëm!

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:24
Marotta e Inzaghi

Inter festoi para disa ditësh titullin numër 20 në histori teksa zikaltërit me krye drejtorin Beppe Marotta, do të tentojnë që ta zgjasin edhe më shumë ciklin e sukseseve. Në një intervistë, Marotta theksoi se ka nisur të mendojë për merkaton ndërsa shtoi se te Inter asnjë prej lojtarëve aktualë nuk e mban statusin e të paprekshmit.

“Duartrokitjet kryesore për këtë triumf duhet të jenë së pari për lojtarët, ata e meritojnë. Më kanë shkruar shumë njerëz për të më uruar, në telefonin tim janë 1.200 mesazhe. Më vjen mirë për të gjithë këtë dashamirësi që kanë treguar njerëzit me mua.

A mund të përforcohemi pa shitur emrat e mëdhenj? Nuk di ta them këtë, di që te Inter askush nuk është i paprekshëm. Dëshira për të qëndruar apo për t’u larguar është e lojtarëve më shumë se sa e klubit, deri më tani askush nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Mendoj se pjesa më e madhe e kësaj organike do të konfirmohet. Do të mundohemi të shfrytëzojmë mundësitë e merkatos, që tani kemi mbyllur dy marrëveshje me Zielinskin dhe Taremin. Por, nuk do të ketë revolucion sepse organika është e fortë.

Kemi punuar shumë dhe klubi dhe strukturat e tij kanë mentalitetin fitues të cilin e kemi ndërtuar këto vite duke marrë trofe. Sigurisht, ka ende vend për përmirësim. Të gjithë kërkojnë të vijnë te Inter, është ambient shumë i mirë dhe ka një trajner të zotin.

Blerja që më ka surprizuar më shumë? Them Thuram, e ndiqnim prej kohësh”, u shpreh Marotta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat