Seferi feston në Emiratet e Bashkuara Arabe!

Futboll

Seferi feston në Emiratet e Bashkuara Arabe!

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:23
Taulant Seferi

Taulant Seferi rikthehet të gjejë rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Yas, madje duke shënuar dy herë.

Sulmuesi i kombëtares shënoi në minutën e 45+1 të ndeshjes së kampionatit ndaj Hatta, teksa nuk fali në zonë duke shfrytëzuar në maksimum asistin e shokut të skuadrës.

Sakaq, Seferi realizoi golin e dytë personal në minutën e 51.

Për 27-vjeçarin, ky ishte goli i nëntë në këtë sezon ndërsa Seferi ka në llogarinë e tij edhe një asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat