Tuchel: Gnabry do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Real Madridit

Futboll

Tuchel: Gnabry do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Real Madridit

Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:03
Tuchel

Me kampionatin dhe Kupën tashmë të humbur, “Bavarezët” e Bayern Munich janë të gjithë të fokusuar, te trofeu i UEFA Champions League, aty ku mesjavën e ardhshme pret në “Allianz Arena”, “Galaktikët” e Real Madrid, në sfidën e parë gjysmëfinale, të këtij kompeticioni, e cila pritet të dhurojë spektakël dhe një mori golash.

Pasi nuk e kishte pjesë të skuadrës, në sfidën e dytë ndaj “Topçinjve”, të Arsenal, tekniku Thomas Tuchel, pret që në sfidën ndaj “Galaktikëve” t’i kthehet nga dëmtimi një lojtar shumë i rëndësishëm si Serge Gnabry, madje, strategu i “Bavarezëve” është i bindur se sulmuesi anësor do t’ia dalë të gjejë rrugën e rrjetës ndaj “Los Blancos”.

“Gnabry do të jetë i gatshëm të martën ndaj Real Madrid. Mendoj se do të luaj dhe do të shënoj gol, por mbetet të kuptohet nëse do ta nisë nga fillimi ndeshjen apo do të aktivizohet nga stoli. Nga ana tjetër, situatën e Leroy Sane po e monitorojmë ditë pas dite.

Është një garë kundër kohës, për momentin ai po sërvitet veçmas dhe e kam të pamundur të bëj një parashikim përsa i përket Sane”,- u shpreh tekniku gjerman..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat