Kuqezinjtë mund ta humbin kapitenin

Futboll

Kuqezinjtë mund ta humbin kapitenin

Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:37
Davide Kalabria

Milani dhe Davide Kalabria nuk kanë gjetur ende marrveshjen për të rinovuar kontratën edhe pse dëshira e kapitenit është të qëndrojë në “San Siro”. Mbrojtësi italian pritet të largohet në merkaton e verës nësë nuk do të gjej një akord me kuqezinjtë.

Pas një sezoni zhgënjyes ku nuk mundi të sigurojë asnjë trofe, Milani nis punën për të ridimensionuar skuadrën. Kuqezinjtë kanë disa dilema për të zgjidhur sa i takon fatit të futbollistëve në merkaton e verës. Një çështje e hapur mbetet rinovimi i Davide Kalabrias, me kapitetnin që ka shfaqur dëshirën për të rinovuar kontratën.

Edhe pse 27 vjeçari nuk ka pretendime për rrogën e tij, drejtuesit e Djallit duken të dyzuar për të vijuar bashkpunimin me Kalabrian. Lojtari i formuar tek akademia e klubit italian nëse nuk gjen gjuhën e përbashkët me Milanin pritet të largohen në merkaton e verës me parametra 0.

Nëse ndodh kështu Kalabria bëhet kapiteni i tretë në pak vite që largohet nga klubi italian pas Donarumës dhe Romanjolit. Nga ana tjetër edhe Çarls de Ketaelare, i cili është huazuar këtë sezon tek Atalanta mund të bëhet zyrtarish një futbollit me të drejta të plota i bergmaskëve.

Fantazisti belg ka shpërthyer me ekipin e Gasperinit duke shënuar 11 gola dhe 8 asiste në të gjitha komopeticionet. Atalanta pas 3 milionë eurove në fillim të këtij sezoni pritet të derdhë në arkat e Milanit edhe 23 milionë të tjera. Me këto para Milani synon të ofrojë në “San Siro” një sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat