Edhe Juventusi interesohet për Ozil

Futboll

Edhe Juventusi interesohet për Ozil

Më: 8 janar 2018 Në ora: 12:28
Mesut Ozil

Mesfushori gjerman pritet të largohet nga Arsenali.

Mesut Ozil po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane, pasi reprezentuesi i Gjermanisë nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me Arsenalin, e cila i skadon në fund të stinorit.

Sipas gazetës italiane Corriere dello Sport, për Ozil ka shfaqur interesim edhe Juventusi edhe pse favorit për të nënshkruar me të mbetet Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë që gjatë janarit ta transferojnë Ozilin në Old Trafford, por nëse një gjë e tillë dështon, atëherë Juventusi është i gatshëm për të nisur bisedimet me futbollistin.

Kampionët e Italisë tash e sa kohë e pëlqejnë gjermanin dhe gjatë verës duan ta transferojnë si lojtar të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat