Përzgjedhësi i Shqipërisë nuk frikësohet nga grupi

Futboll

Përzgjedhësi i Shqipërisë nuk frikësohet nga grupi

Më: 24 janar 2018 Në ora: 13:31
Kristian Panuçi

Në një lidhje direkte nga Lozano, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, foli për mikrofonin e “Supersport”, ku u shpreh qartë, se skuadra do të kërkojë vendin e parë.

“Është një grup shumë i ekuilibruar. Jemi të tre shumë të forta. Do të shohim se si do të shkojë dhe do të synojmë vendin e parë.

Do të jetë një Shqipëri më e kujdesshme, me 2 kundërshtarë dhe 4 ndeshje? “Ne duhet të rrezikojmë, duhet të tentojmë, nuk do të ndryshoj asgjë. Do të shkojmë përpara me shumë kurajo. Do të zhvillojmë 3 miqësore, për tu përgatitur maksimalisht.

Është një grup që ka pak diferenca, ne do të provojmë me të gjitha mënyrat. Është e rëndësishme që të jemi të saktë, në të katërta ndeshjet” u shpreh Panuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat