Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, nuk ishte i saktë nga penalltia në minutën e 49-të, që ka mundur t’ia sigurojë tri pikë Lausannes në udhëtim ndaj Thunit, e cila përfundoi baras (0:0). Kololli luajti standard, kurse Andi Zeqiri u aktivizua në fushë nga minuta e 70-të. Lausanne renditet në vend të tetë me 28 pikë, tri më shumë se Thun një pozitë më poshtë. Lugano si vendas mundet me 2:1 nga Luzerni. Jetmir Krasniqi u paraqit i plot për Luganon, por u përjashtua në minutën e 90+4 pas dy të verdhëve, kurse Hekuran Kryeziu e Idriz Voca luajtën standardë për Luzernin dhe Shkëlqim Demhasaj nga minuta e 70-të, i cili gjashtë minuta më vonë asistoi për Schurpf që shënoi për fitoren 2:1. Luzernn është në pozitën e katërt me 37 pikë, 6 më shumë se Lugano në vend të gjashtë.