Flamurtari në ‘rënie të lirë’, Kukësi konsolidohet i dyti

Futboll

Flamurtari në ‘rënie të lirë’, Kukësi konsolidohet i dyti

Më: 31 mars 2018 Në ora: 22:53
Flamurtari - Kukësi

Nuk ka fund kriza e Flamurtarit, që nuk fiton që nga mesi i Shkurtit dhe sot është mposhtur me përmbysje nga Kukësi, në shtëpinë e vet, në Vlorë. Verilindorët nga ana tjetër, morën një 3-pikësh me shumë vlera, që konsolidon pozitat e tyre në vendin e dytë të renditjes.

Skuadra e Shpëtim Duros ishte më e qartë dhe më kërkuese në pjesën e parë, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë. Nga ana tjetër, Kukësi i Pacult mbrohej mirë dhe kundërsulmonte rrezikshëm, duke vënë në vështirësi mbrojtjen vlonjate.

Pjesa e dytë ishte shumë më e hapur, pasi të dyja skuadrat u hodhën në kërkim të golit dhe skuadra e Duros kaloi në avantazh në minutën e 69’, me anë të Kamara. Sulmuesi i Flamurtarit shënoi me kokë, pas një topi të ardhur në zonë nga ekzekutimi i një faulli në të majtë të sulmit vlonjat.

Kukësi reagoi dhe u hodh në kërkim të golit të barazimit, që erdhi në minutën e 80’, kur i zakonshmi Sindrit Guri. Shkodrani shënoi një gol mjaft të bukur ,pas një inkursioni personal dhe goditjeje nga vija e 16-metërshit, me topin që u ndal në rrjetë.

Vetëm 8 minuta më pas, një mosmarrëveshje mes mbrojtjes vlonjate, bëri që Ebipi të gjendej i vetëm me portierin e Flamurtarit dhe të shënonte golin e avantazhit për skuadrën verilindore.

Në minutat e mbetura, Flamurtari u hodh në sulm, për të shmangur humbjen, por koha nuk mjaftoi për të shënuar një tjetër gol dhe Kukësi u largua me 3 pikë mjaft të vlefshme nga kjo transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat