Rossonerët kanë publikuar fanellat me të cilat do të luajnë në stinorin 2018/19.
Pasi ka prishur marrëveshjen me kompaninë e veshjeve sportive Adidas, Milani ka nisur bashkëpunimin me rivalin Puma, e cila i ka dizajnuar fanellat e reja të skuadrës.
Me ngjyrat tradicionale kuqezi, në fotografinë e postuar në faqen zyrtare të klubit, shihen yjet e ekipit, si Leonardo Bonucci, Hakan Calhanoglu, Giacomo Bonaventura, Alessio Romagnoli dhe Patrick Cutrone.
Mbrapa në fanellë është dizajnuar edhe djalli që është simbol i klubit nga qyteti i Milanos.