Legjenda Kahn ka disa kritika për lojtarët e Gjermanisë, veçanërisht për Kroos-in

Futboll

Legjenda Kahn ka disa kritika për lojtarët e Gjermanisë, veçanërisht për Kroos-in

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 15:32
Oliver Kahn

Oliver Kahn, legjenda e futbollit gjerman, ka kritikuar lojtarët e Kombëtares së Gjermanisë, pas performances së dobët të tyre, kundër Holandës.

Ish portieri i Bayern Munich sheh një lloj pasigurie në lojën e lojtarëve.

Ai ka kritikuar në veçanti tre lojtarë. Toni Kroos, Mats Hummels e Jerome Boateng kanë lënë “shije” të keqe tek ish reprezentuesi gjerman.

“Boateng dhe Hummels duken konfuz. Ata kanë bërë shumë gabime” ka thënë Kahn.

Sa i përket yllit të Real Madrid, këto ishin fjalët e Olit për të: “Edhe Toni Kroos në të vërtetë duket se nuk është fare prezent në fushë.”

Lëvdata nga Kahn kishte vetëm për lojtarin e Bayern, Joshua Kimmich. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat