Bajçinovci: Synimi i Prishtinës është vetëm Kupa e Kosovës 

Hendboll

Bajçinovci: Synimi i Prishtinës është vetëm Kupa e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:37
Bajçinovci: Synimi i Prishtinës është vetëm Kupa e Kosovës 

Nesër dhe pasnesër është festë hendbolli në qytetin simpatik, Istogu.  

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale luhen në palestrën e sportit në Istog. Në orën 15.00 do të ballafaqohen rivalët e vjetër, Prishtina – Kastrioti. 

Aloja e Prishtinës, Agon Bajçinovci, tha se janë përgatitur mjaft mirë, pret lojë të fortë dhe i bindur se do të janë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.  

Image

“Gjysmëfinalja e Kupës me Kastriotin do të jetë ndeshje e mirë. 

Kastrioti ka traditë dhe lojtarë të rinj e shume të mirë. Ne jemi të përgatitur që të japim maksimumin tonë.

Ekipi do të jetë i kompletuar dhe e bashkuar më shumë se kurrë por synimi jonë është vetëm Kupa e Kosovës”, tha Bajçinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat