Hajrizi: Fati i shortit nuk deshi që ne të ballafaqohemi me Kastriotin apo Prishtinën 

Hendboll

Hajrizi: Fati i shortit nuk deshi që ne të ballafaqohemi me Kastriotin apo Prishtinën 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:57
Hajrizi: Fati i shortit nuk deshi që ne të ballafaqohemi me Kastriotin apo Prishtinën 

Trepça nga Mitrovica do të mundohet të jap maksimumin në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), kundër Besa Famgas nga Peja. 

Mitrovicasit e pranojnë se do të jetë shumë vështirë kundër kampionit të ri, në ndeshjen që do të luhet nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit në Istog.

Kryetrajneri i Trepçës, Veton Hajrizi, tha se nuk e beson që do ta ketë befasi. 

“Befasi besoj se nuk do të ketë, pasi që ne e dijmë kapacitetin e Besës si dhe puna që bëhet në klubin e Besës.

Trepça këtë sezon qëllimin e ka arritur që të pozicionohet në pozitën e tretë. 

Fati i shortit nuk deshi që ne të ballafaqohemi me Kastriotin apo Prishtinën, aty besoj se dotë  kishim befasi...

Kurse nga sezoni i ardhshëm kryesia e Klubit besoj se do të punoj të krijoj një ekip që do të bëjë befasi”, tha hajrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat