Publikohet lista e Kosovës U19

Hendboll

Publikohet lista e Kosovës U19

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:51
Publikohet lista e Kosovës U19

Është publikuar lista e gjerë e Kombëtares U19 të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kosova U19 prej 16 deri më 22 gusht do të marr pjesë në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Letoni. Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë dhe Malin e Zi. Pas ndeshjeve në grup, Kosova luan edhe për plasman.

Synimi është për paraqitje sa më të mira dhe për këtë qëllim lojtarët e klubeve të vendit do të kenë testimet të hënën e ardhshme, më 5 korrik. Testimi mbahet në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë prej orës 15:30. Ndërsa lojtarët duhet të jenë në sallë në ora 15:00.

Testimi do të bëhet nën mbikëqyrjen e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi dhe trajnerit të kësaj gjenerate, Taib Kabashi.

Testimit do t’i nënshtrohen 23 lojtarë të klubeve të Kosovës. Pesë lojtarët që bëjnë karrierë në klube të huaja do të grumbullohen me pjesën tjetër të ekipit në fund të të korrikut për t’u përgatitur për Evropian. Në rast se mbahet Kampi Veror 2021, lojtarët potencialë do të mblidhen edhe në kamp.

Lista e lojtarëve
1. Emre Karabeg    KH Prishtina 
2. Eris Brahushi    KH Vëllaznimi
3. Menot Pozhegu     KH Vëllaznimi
4. Enis Rexhepi    KH Llapi
5. Drin Ferati    KH Prishtina 
6. Ermir Smaka     KH Trepça 
7. Dardan Ramadani     KH Prishtina 
8. Jon Vokshi     KH Besa Famgas
9. Hekuran Ramadani    KH Prishtina 
10. Arjanit Murseli    KH Zhegra
11. Ermal Dukaj    KH Besa Famgas
12. Ard Ibrahimi    KH Prishtina 
13. Ermir Januzi     KH Trepça 
14. Lundrim Haziri    KH Zhegra
15. Altin Abrashi     KH Trepça 
16. Erdon Jahiu     KH Prishtina 
17. Betim Idrizi    KH Vëllaznimi
18. Amir Fazliu     KH Vushtrria
19. Florent Behrami    KH Vushtrria
20. Altin Mani    KH Llapi 
21. Omer Gucati    KH Drenica
22. Bleart Zariqi     KH Drenica 
23. Altin Cacaj    KH Besa Famgas
Ndërsa lojtarë potencial nga diaspora janë:

23. Shaban Zogaj     Aalemburg (DEN) 
24. Naël Rexhepi    SG LÉMAN GENÈVE (SUI)
25. Frilon Kqiku     TSV Haunstetten (GER)
26. Ardin Berisha    BSV Bern (SUI)
27. Ajdin Gashi     RK Bosna Tesanja Seniori (BIH)
28. Adonis Çekaj    SG HANDBALL BASEL-STAD (SUI).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat