Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, po kalon periudhë fantastike me ekipin e Bourg De Peage, duke shënuar pesë fitore radhazi në Kampionatin e Francës.
Bourg De Peage nuk njeh as humbje e as barazime por vetëm fitore në elitën e hendbollit francez.
Dijana Ujkiq vendosi fitoren e madhe të ekipit të saj.
Ajo shënoi golin e fundit dhe ia siguroi fitoren ekipit të saj me rezultat 28:27 ndaj Besancon.
Dijana tregoi shpirt luftarak, e cila në çastet e fundit, nuk iu dridh dora, por me qetësi e saktësi shënoi, ku goli i saj u festua edhe nga tifozët e zjarrtë të këtij ekipi.
Lojtarja nga Tuzi i Malit të Zi, realizoi dy gola, por atë që shënoi në sekondat e fundit, kishte vlerë të shumëfishtë dhe të fitores së madhe.
Reprezentusja e Malit të Zi është e lumtur për fitoren, për ecurinë e shkëlqyeshme, pesë ndeshje po aq fitore.
Metz, Paris '92 e Bourg De Peage janë në tri pozitat e para me nga 15 pikë.
Dijana me ekipin e saj përgatiten për sfidën e 30 tetorit (20.00) kundër Fleury Loiret-it.