Heshtja e FHK-së, asnjë njoftim zyrtar! Basketbolli po prijnë të meshkujt

Hendboll

Heshtja e FHK-së, asnjë njoftim zyrtar! Basketbolli po prijnë të meshkujt

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2022 Në ora: 14:00
Heshtja e FHK-së

Federata e Hendbollit e Kosovës, duket se nuk po e shijon muajin mjaltit sikur vitin e kaluar sepse duket se nuk janë të kënaqur me numrin e ekipeve pjesëmarrëse në garat evropiane. 

Për dallim nga Federata e Basketbollit e Kosovës, në vazhdimësi njofton me sa ekipe do të marrin pjesë në garat evropiane, ndërsa FHK-ja thuajse po heziton në këtë rast.

Nuk është keq për hendbollin, me katër ekipe, dy meshkuj e dy femra, të garosh në Evropë është një sukses i madh.

Megjithatë të paktën të njoftohet edhe zyrtarisht opinionin i hendbollit, se ku janë punët për garat evropiane!

Është fakt se po bie pak edhe reputacionin në një formë, nga 8 ekipe në 4 ekipe, një krenari që na ishte vjet për faktin se tani basketbolli iu është kthyer garave evropiane dhe po prijnë me ekipe pjesëmarrëse të meshkujt, e ka një ekip më shumë në Evropë se hendbolli! Golden Eagle Ylli, Trepça dhe Sigal Prishtina, marrin pjesë në kupat evropiane në basketboll

Këtë me gjasë hendbolli nuk mund ta durojë për faktin se deri vjet ishin krenar me numrën e ekpeve pjesëmarrëse në Evropë, sivjet basketbolli ka një ekip më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat