Edhe Rahoveci në Evropë! Kastrioti në raundin e parë, Besa Famgas në të dytin

Hendboll

Edhe Rahoveci në Evropë! Kastrioti në raundin e parë, Besa Famgas në të dytin

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:55
Pamje nga një ndeshje

Tri skuadra kosovare të hendbollistëve do të garojnë në Kupën Evropiane në edicionin 2022/2023. Kampioni, Besa Famgas, dhe Rahoveci startojnë prej raundit të dytë. Ndërsa Kastrioti i Ferizajt starton prej raundit të parë.

Kastrioti është bartës në shortin për raundin e parë, që tërhiqet më 19 korrik.

Ndeshjet e raundit të parë luhen më 10/11 dhe 17/18 shtator.

Shorti për raundin e dytë tërhiqet më 20 shtator. Besa Famgas është bartëse në short, ndërsa Rahoveci nuk është bartës.

Në Kupën Evropiane, nivelin e tretë kontinental, garojnë gjithsej 77 skuadra nga 29 vende të ndryshme.

Janë tri skuadra më shumë se edicionin e kaluar. Prej raundit të parë startojnë 26 ekipe, ndërsa 51 e nisin kampanjën në raundin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat