Ekipi i madh nuk lufton për vend të 5-të, ta kenë të qartë Aco Stankovski dhe Lirie Muhaxheri

Hendboll

Ekipi i madh nuk lufton për vend të 5-të, ta kenë të qartë Aco Stankovski dhe Lirie Muhaxheri

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2022 Në ora: 19:33
Faton Hasani dhe Aco Stankovski

Ferizaj është qendër e hendbollit por ka shumë vite që tifozi i saj po vuan për titull dhe për Kupën e Kosovës.

Njohësit e hendbollit, disa prej tyre, thonë: “Kastrioti i ka mbetur vetëm nami, nuk është si dikur”.

Kastrioti (meshkujt), po ashtu edhe femrat, përfunduan në vend të pestë në edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës.
Meshkujt e kanë kryetrajner maqedonin Aco Stankovski dhe femrat Lirie Muhaxheri.

Cilat janë objektivat për edicionin e ri?

Si Aco Stankovski dhe si Lirie Muhaxheri, duhet ta kenë të qartë, se Kastrioti nuk është ekip që lufton për ekzistencë as për vend të pestë, por kërkon trofe!

E para, nëse Kastrioti gjatë stinorit vjeshtor qoftë të meshkujt qoftë të femrat, të paktën nuk përfundon në vend të dytë, është dështim i madh, për ekipin më të madh në Kosovë.

E dyta, nëse përforcimet që i kanë kërkuar Aco Stankovski dhe Lirie Muhaxheri, nuk i përmbushin pritshmëritë, është përgjegjësi e tyre. Nëse përforcimet dalin ashtu si duhet dhe arrijnë suksesin, është meritë e trajnerëve.

Nëse kanë kërkuar përforcime nga kryesia dhe nuk i kanë i realizuar ato, le ta sqarojnë opinionin sportivë.

Nëse kryesia nuk iu del hakut, është faji ekskluzivisht i kryesisë dhe ajo duhet të bëjë më shumë, ose duhen të lëshojnë rrugë, të ecin në shtëpi. 

Nëse kryesia i përmbush të gjitha parakushtet, trajnerë nuk arrijnë pritshmëritë, dorëheqja është akti më i mirë ose shkarkimi i tyre. Kastrioti nuk është ekip për vend të pestë, ekip për trofe. Dikur palestra përplot me shikues, sot me pak shikues, 100, 200 rrallë e për mall 500! 

Aco Stankovski dhe Lirie Muhaxheri, paguhen dhe për atë ata duhet t’i japin llogaridhënie në klub dhe nëse nuk arrihen objektivat e para në vjeshtë, nuk ka rrugë tjetër pos dorëheqje! Kastrioti është ekip me renome, jo ekip si ngjau deri vitin e kaluar! Mbetet të shihet se si do të organizohen, përforcohen dhe çfarë do të bëjnë në edicionin  e ri. Është koha të këndellen!

Këtë e dijnë edhe kryetari i klubit të meshkujt, Faton Hasani dhe të femrat, Erza Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat