Turneu final i Kupës së Kosovës mbahet në Pejë

Hendboll

Turneu final i Kupës së Kosovës mbahet në Pejë

Më: 19 prill 2024 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë do të zhvillohet Final4 i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Vendimin e mori Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, pas përfundimit të afatit për paraqitjen e ofertave.

Oferta e vetme zyrtare për organizimin e turneut final të Kupës ishte ajo e bërë nga klubet kampione, KH Besa Famgas e KHF Istogu.

Oferta e përbashkët e dy klubeve i plotësoi të gjitha kushtet e kërkuara dhe të premten është firmosur marrëveshja. Marrëveshjen e kanë nënshkruar sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, kurse në emër te klubeve organizatore sekretari i klubit Besa Famgas, Arben Gashi dhe perfaqësuesi i Istogut, Faruk Shala.

Final4 i Kupës së Republikës së Kosovës mbahet pas një jave, më 27 e 28 prill. Gjysmëfinalet në të dy konkurrencat janë të shtunën, më 27 prill, ndërsa finalet të dielën, më 28 prill.

Fitues në fuqi të Kupës së Kosovës janë KHF Istogu e KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat