Muhamet Kilaj: Ky gjest i KH Kastriotit, është komprometim i hendbollit

Hendboll

Muhamet Kilaj: Ky gjest i KH Kastriotit, është komprometim i hendbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2022 Në ora: 14:33
Muhamet Kilaj

Legjenda e hendbollit, Muhamet Kilaj, thotë se nuk është arsye që Kastrioti i Ferizajt, i luan dy ndeshjet në Graçanicë për shkak se është duke u rinovuar palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Ish drejtori i KH Kastriotit, ish hendbollist i gjeneratës së artë ish Borcit, tha se edhe në Shtime ka palestër sportive, Prishtinë, Gjilan e shumë qytete tjera.  

z. Kilaj, si e komentoni vendimin e KH Kastriotit që dy ndeshjet e Kupës së Evropës do t’i luajë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndaj Graçanicës. 

“Aspak mirë, më mirë me pas heq dorë nga garat se këtë gjest që  kanë bë.

Jo vetëm ndëshkim për tifozin, por është kompromentim i hendbollit të Kosovës, federatës”, thotë Kilaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat