Sami Çerkini ka pa një ëndërr të mirë!

Hendboll

Sami Çerkini ka pa një ëndërr të mirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2022 Në ora: 15:10
Sami Çerkini ka pa një ëndërr të mirë!

Sille nga ta sillesh në 11 - 12 vitet e fundit, askush prej trajnerëve të KH Kastriotit të Ferizajt (meshkujt), nuk ka fituar titull të kampionit të Kosovës.

Titulli i fundit i Kastriotit është në vitin 2010-2011, me trajnerin Sami Çerkini (sh portier ri mirënjohur).

As Blerim Beqiri, as Kasim Kamenica, as Aca Stankovski, nuk kanë prurë titull me përjashtim të Verim Zherkës Kupën e Kosovës.

Edhe në konkurrencën e femrave të Kastriotit, as Vlora Jashari, as Burim Zaskoku, as Korab Syla e as Lirie Muhaxheri e as Granit Sahiti, nuk kanë prurë titull! 

Këta mbesin larg shumë larg ndër hijen e maestros Sami Çerkini!

Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri, Granit Sahiti e Aco Stankovski, është mirë ta pyesin Çerkinin, se si duhet vepruar me sistem të lojës për të fituar titullin. 

Ose siç thonë shpesh sportistët, le t’ia qesin një kafe Çerkinit dhe të marrin ide të reja të hendbollit modern! Këshillat e Çerkinit gjithmonë kanë qenë produktive dhe me rezultate!

Edhe vajzat e Ferizajt e kanë fituar titullin e fundit në vitin 2020. 

Po këto ditë Sami Çerkini ka pa një ëndërr fantastike!

Një ëndërr që shumë shpejt do t’i bëhet realitet! Sami Çerkini e ka një veti interesante, ëndrrat i dalin përnjëmend! Krejt në fund, ende e mban vulën e kampionit në tempullin e hendbollit.

Ëndrra e bukur që ka pa Çerkini, është edhe një lajm i mirë për komunitetin e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat