Emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës, dikur dridhni një ish Jugosllavi 

Hendboll

Emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës, dikur dridhni një ish Jugosllavi 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 25 tetor 2022 Në ora: 20:26
Nga e majta Hasan Bajrami, Beqir Buçinca, prof, Ismet Jupa, Muhamet Kilaj, Aziz Makiqi dhe Adnan Rudari

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta, vitet me të arta të hendbollit të Kosovës. 

Për vitet 70-ta e të 80-ta, edhe sot flitet me emocione nga gjeneratat e vjetra, për cilësinë, rezultatet dhe që palestrat “25 maj” sot “1 Tetori” në Prishtinë, pastaj “Rinia” sot “Bill Clinton” në Ferizaj, “Minatori” në Mitrovicë, ishin të stërmbushura me shkues, 3000 – 3500. 

Gjenerata e artë, Borci i Ferizajt, në vitin 1979 ka qenë në finale të Kupës “Marshall Titos”, ndërsa 7 vite edhe në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

Dje u takuan rastësisht në Ferizaj emrat e mëdhenj të sportit të Kosovës, ish hendbollistët e Gjeneratës së Artë, Aziz Makiqi, Hasan Bajrami, Muhamet Kilaj, Adnan Rudari, trajnerët Beqir Buçinca dhe prof. Ismet Jupa.

Takim më shumë se takim, emocione dhe kujtuan kohërat e arta, gjeneratës së papërsëritshme.

Emra që dridhen një ish Jugosllavi.

Kudo që luanin dhuronin spektakël, Makiqi, Bajrami, Kilaj, Rudari etj. 

Emra që nuk harrohen, emra që lamë gjurmë, emra që janë histori e sportit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat