Vitaku tregon një detaj interesant që kishte ndodhur në Vaganicë

Hendboll

Vitaku tregon një detaj interesant që kishte ndodhur në Vaganicë

Nga: K. Goca Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 20:53
Arsim Vitaku

Arsim Vitaku, ish hendbollist i Trepçës së Mitrovicës, me shokë ka qenë i kërcënuar nga regjimi serb. 

Ai tregon edhe një rast interesant të viteve të 90-ta, para ndeshjes me Kastriotin e Ferizajt.

“Më kujtohet një detaj në Vaganicë në oborrin e shkollës fillore, aty ku i zhvillonim ndeshjet e hendbollit si vendas.

Pak para lojës me Kastriotin e Ferizajt u morën vesh lojtarët mes vete dhe anëtarët e kryesisë së nëse vijnë milicia e Serbisë me kerre menjëherë me heq topin e hendbollit dhe me fut në terren një top të futbolli kinse po luajmë futboll të vogël vetëm si aktivitet i lirë”, kujton Vitaku atë periudhë të rëndë.

A e dini se erdhën milicia serbe dhe i zunë duke luajtur Trepçën dhe Kastriotin, madje kërkuan deklarata nga delegati i ndeshjes si organizator i aktivitetit.

Në Dumnicë të Podujevës është luajtur hendbolli. 

“Ka qenë fillimi i pranverës, në muajin prill udhëtuam me autobus në Podujevë dhe qysh nga fillimi i lojës filloi me ra shi i ngrohtë i pranverës të gjithë akterët  të lagur nëpër fushë të mbushur me ujë zhvilluam një ndeshje hendbolli të paharruar.

Paramendo topi i lagur kur pa e lëshu në tokë pasohej prej dore në dorë njëjtë si profesionistët e sotit”, tregon Vitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat