Buriq: Luajmë kundër Kosovës, kemi përgatitur diçka

Hendboll

Buriq: Luajmë kundër Kosovës, kemi përgatitur diçka

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:10
Bosnja dhe Hercegovina mbrëmë në Prishtinë

Bosnja dhe Hercegovina në hendboll (meshkujt) sonte do të luajë në Prishtinë ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024. 

“Kundërshtari i Bosnjës do të jetë kombëtarja e Kosovës, ndërsa Senjamin Buriq para kësaj ndeshje thekson se edhe pse nuk kanë pasur përgatitje të gjata, janë të gatshëm të bëjnë një rezultat të mirë”, shkruan mediumi boshnjak “Oslobogjenja”.

“Vazhdojmë kualifikimin për në Europian.

Po luajmë kundër Kosovës, nuk kemi pasur një periudhë të gjatë përgatitjeje, por kemi përgatitur diçka dhe shpresoj të mjaftojë që të kthehemi me pikë”, tha Senjamin Buriq.

Ndeshja Kosovë – Bosnjë e Hercegovinë do të luhet sonte nga ora 20:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat