FHK: Sukses i madh për Istogun

Hendboll

FHK: Sukses i madh për Istogun

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:43
Pamje nga ndeshja

Istogu është kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Te ky sukses i madh skuadra istogase arriti me fitoren 29:27 ndaj skuadrës portugeze, 1Maio/Ada. Fitoren për kualifikim, Istogu e arriti të dielën në Pejë, me kthesën e madhe të bërë në pjesën e dytë.

"Pas pjesës së parë portugezet ishin në epërsi 14:13. Por në pjesën e dytë skuadra e Faruk Shalës shfaqi shumë më tepër.

Krijoi epërsi prej disa golash, ndërsa në fund fitoi me dy gola dallim, që ishte mjaftueshëm për kualifikim.

Të shtunën, Istogu kishte pësuar 31:30.

Albina Rugova udhëhoqi Istogun drejt suksesit të madh duke i realizuar nëntë gola.

Gjashtë i kishte Tainara Luna Goncalves, ndërsa nga pesë i shënuan Arlinda Dinarica e Fatiha Haimer. Kontributi nuk ka munguar edhe nga lojtaret e tjera", shkruan në faqen e Federatës së Hendbollti të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat