Azerbajxhani, kundërshtari i parë i Kosovës U17

Hendboll

Azerbajxhani, kundërshtari i parë i Kosovës U17

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:30
Orari

Azerbajxhani është kundërshtari i parë i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat).

Hendbollistet tona të reja prej 11 deri më 15 tetor paraqiten në IHF Trophy për zonën evropiane.

Kjo ngjarje me rëndësi mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndeshja Kosova – Azerbajxhani është të mërkurën, më 11 tetor, nga ora 17:00.

Më 12 tetor Kosova U17 luan ndaj Bullgarisë, ndërsa më 13 tetor është e lirë.

Ndeshjet për plasman përfundimtar janë më 14 e 15 tetor. Ngjarja është kualifikuese për Botëror si për grupmoshën U17 ashtu edhe për grupmoshën U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat