Kombëtarja e Kosovës stërvitet në Horsens, gati për Danimarkën

Hendboll

Kombëtarja e Kosovës stërvitet në Horsens, gati për Danimarkën

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 21:07
Kombëtarja e Kosovës

Kosova është në grupin e 8-të me Danimarkën dhe Poloninë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Grup shumë i fortë.

Selektori i Dardanëve, Agron Shabani, sonte ka zhvilluar edhe stërvitje në Horsens para ndeshjes së nesërme. 

“Kombëtarja e Kosovës në hendboll është në Horsens ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën.

Kombëtarja në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një stërvitje ku janë bërë përgatitjet e fundit para takimit me superfuqinë e hendbollit”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat