Arbeni i vogël e mposhti Arbenin e madh

Hendboll

Arbeni i vogël e mposhti Arbenin e madh

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 22:39
Vushtrria

Arbeni i vogël e mposhti Arbenin e madh!

Arben Karaqa, kryetrajner i Vushtrrisë, e ka mposhtur Arben Muçollin.

Arbeni i vogël e mundi Arbenin e madh.

Vushtrria e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2023/2024 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së gjashtë, Vushtrria e mposhti Deçanin me rezultat 33:31.

Ndeshja u zhvillua në Vushtrri.

Ndeshja ishte e fortë, e barabartë dhe dramatike. Në minutën e 58-të, Deçani ishte para, 31:30. Por më pas vushtrriasit shënuan tri gola për fitoren 33:31.

Me fitore, Vushtrria del në vendin e shtatë me 2 pikë, sa i ka edhe Deçani në vendin e gjashtë.

Egzon Ademi ishte më efikasi te Vushtrria me 11 gola. 6 i kishte Armend Karaça.

Te Deçani, 9 gola i shënoi Fatlind Mazrekaj, ndërsa 7 i kishte Ilir Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat