Mediumi sllovak: Nuk i dhamë asnjë rast Kosovës

Hendboll

Mediumi sllovak: Nuk i dhamë asnjë rast Kosovës

Nga: K. G. Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:05
Kosova

Mediumi sllovak “Sport” ka shkruar me titull: “Nuk i dhamë asnjë rast Kosovës.

Sllovakia ka shënuar fitore me rezultat 33.23 ndaj Kosovës, në takimin e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2025 në hendboll.

“Skuadra e trajnerit Fernando Gurich krijuan një pozicion të mirë startues për revanshin e së dielës në Prishtinë dhe mbajtën një rekord 100 për qind me kundërshtarin ballkanas edhe në ndeshjen e tretë mes tyre. 

Kampionati Botëror i ardhshëm është planifikuar të mbahet nga 9 deri më 27 janar të vitit 2025 në Kroaci, Danimarkë dhe Norvegji.

Gjithsej 11 skuadra nga kontinenti i vjetër do të kalojnë në Botëror, tre kanë një vend të caktuar si mikpritës dhe po aq do të luftojnë për një vend në Kampionatin Evropian të janarit”, shkruan mes të tjera mediumi sllovak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat