Istogu gati për derbin e madh

Hendboll

Istogu gati për derbin e madh

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 14:29
Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, po përgatitet për ndeshjen e të dielës në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Liderja e kampionatit, Ferizaj, beson e shpreson se do t’i shkaktojnë humbjen e parë Istogut.

Nga ana tjetër, Faruk Shala, kryetrajner i Istogut, ka përgatitur një strategji tjetër të lojës, që t’i lë në befasi ferizajaset.   

“Istogaset udhëtojnë të dielën në Ferizaj ku takohen me Ferizajn, është kjo një sprovë e mirë për istogaset para udhëtimit shumë të vështirë për ndeshjet e EHF European Cup që Istogu i zhvillon gjatë javës së ardhshme në Sllovaki kundër skuadrës Juventa që vitin e kaluar ishte në mesin e katër ekipeve më të mira në Evropë të Kupës EHF.

Ferizaj dhe Istogu këtë vit u takuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës e po ashtu edhe në ndeshjen e Superkupës së Kosovës me të cilën edhe filloj edicioni 2023/2024.  

Istogaset fituan këto përballje, ndërsa të dielën takohen përsëri nga ora 18:00”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat