Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Hendboll

Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:14
Beqiri në mes

Delegati i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, në fundjavë ishte i angazhuar në dy ndeshje evropiane.

Anëtari i federatës sonë, Beqiri, ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjeve mes Mlinotest Ajdovshçina (Slloveni) dhe Herzogenbuchsee (Zvicër).

Këto ndeshje i kanë takuar raundin të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste, ndërsa janë zhvilluar në Ajdovshçina të Sllovenisë të shtunën e të dielën.

Ndeshjen e parë e fitoi skuadra sllovene me rezultat 35:24. Mlinotesti e fitoi 21:20 ndeshjen e dytë dhe kështu avancoi tutje.

Beqiri për gjyqtarë e kishte dyshen nga Italia, Stefano Riello – Niccolo Panetta. Ai po delegohet gjithnjë e më shpesh në ndeshje të garave evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat