Dedaj ia siguron fitoren Kreuzlingenit me gol në sekondën e fundit

Hendboll

Dedaj ia siguron fitoren Kreuzlingenit me gol në sekondën e fundit

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 16:41
Pamje nga ndeshja

Kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj, po vazhdon me paraqitje impresive në Zvicër.

Të shtunën ai shënoi supergol në sekondën e fundit të ndeshjes për fitoren 31:30 të Kreuzlingenit ndaj St. Otmar St. Gallen.

Ndeshja i ka takuar Superligës zvicerane.

Dedaj mori topin në aksionin e fundit, kur rezultati ishte 30:30.

Me gjuajtje të papritur nga distanca gjeti një kënd të pambuluar në portën kundërshtare dhe realizoi për 31:30 dhe fitoren e madhe.

Për 30:30 shënoi Bujar Ramosaj, po ashtu në minutën e 60-të.

Bujar Ramosaj mbrojtësi qendror i skuadrës u shpall lojtar i ndeshjes. Shënoi dy gola nga dy tentime, ndërsa dha kontribut të madh edhe në mbrojtje.

Kapiteni Dedaj i shënoi shtatë gola nga nëntë tentime.

Për Kreuzlingenin ishte fitore shumë e rëndësishme kampionale. Te kjo skuadër luajnë edhe reprezentues të tjerë të cilët patën paraqitje solide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat