Kielce e mposht Zagrebin, Veszpremi la Celjen në zero

Hendboll

Kielce e mposht Zagrebin, Veszpremi la Celjen në zero

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:00
Pamje nga ndeshja Kielce - Zagreb

Hendbollistet e Kielces triumfuan ndaj Zagrebit me rezultat 28:24 në një nga ndeshjet kyçe në betejën për fazën tjetër të Champions League në hendboll.

Kampionia kroate ishte e barabartë në pjesën e parë (12:12). Nëpjesën e dytë vendasit bënë diferencën, duke kaluar në epërsi me 26-22, që ishte vendimtare për fitoren 28:24.

Vjaderny ishte më i miri te Kielce me pesë gola, ndërsa të Zagreb nga pesë gola shënuan Kos dhe Dibirov.

Image

Grupi A

Nga ana tjetër, Veszprem e “demoloi” Celjen në grupin B, duke fituar me rezultat 31:41, duke i lënë sllovenët pa fitore këtë sezon.

Kampioni i Evropës, Magdeburgu festoi lehtësisht ndaj GOG Gudme me rezultat 32:25. 

Image

Grupi B

Në grupin A Kiel kryeson me 11 pikë dhe në Grupin B Veszprem udhëheq me 14 pikë pas tetë xhirove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat